July 11, 2025

Produktet e Kredisë Personale – DIF 2025

Deutsche Investment Fund (DIF), si një institucion mikrofinanciar i përkushtuar ndaj zhvillimit financiar në Kosovë, ofron produkte fleksibile të kredisë personale për individë që kanë nevojë për mbështetje financiare në periudha afatshkurtra dhe afatmesme. Këto kredi janë të përshtatura sipas shumës, afatit të kthimit dhe normave konkurruese të interesit.

Karakteristikat kryesore të produkteve:

  • Shumat e kredisë: Nga 500 € deri në 5,000 €
  • Afati i maturimit: Nga 3 deri në 36 muaj
  • Interesi vjetor: Nga 24% deri në 30%
  • Taksa administrative: Nga 2% deri në 3% (në varësi të shumës)
  • Norma efektive e interesit: E llogaritur duke përfshirë interesin dhe taksat, varion nga 36.57% deri në 41.38%

Opsionet sipas shumës së kredisë:

🔹 Kredi prej 500 €

  • Afati: 3, 6 ose 12 muaj
  • Norma efektive: deri në 41.38%

🔹 Kredi prej 1,000 €

  • Afati: 6, 12 ose 24 muaj
  • Norma efektive: deri në 41.24%

🔹 Kredi prej 2,000 €

  • Afati: 6, 12, 24 ose 36 muaj
  • Norma efektive: deri në 37.55%

🔹 Kredi prej 3,000 €

  • Afati: 6, 12, 24 ose 36 muaj
  • Norma efektive: deri në 37.55%

🔹 Kredi prej 5,000 €

  • Afati: 6, 12, 24 ose 36 muaj
  • Norma efektive: deri në 39.02%

Pse të zgjidhni kredinë personale nga DIF?

  • Proces i shpejtë dhe transparent
  • Kosto të qarta dhe të publikuara paraprakisht
  • Zgjedhje të ndryshme sipas nevojave tuaja
  • Shërbim profesional dhe i përgjegjshëm

March 25, 2025

KONKURS

Menaxher i lartë i riskut

Qyteti: Prishtinë

Afati i Aplikimit: 25/03/2025 – 25/04/2025

Përshkrimi i detyrave te punës:

  • Bën vlerësime të rregullta të rrezikut për të identifikuar rreziqet e mundshme në portofolin e garancisë, operacione, investime dhe kushte të tregut.
  • Zhvillon profile të rrezikut për secilën palë, kontribuon në përcaktimin e nivelit të rrezikut të pranueshëm të institucionit dhe ia propozon bordit të drejtorëve për miratim.
  • Zhvillon dhe modifikon, sipas nevojës, politikën dhe procedurën e rrezikut të garancisë kreditore dhe rrezikut operacional dhe është përgjegjës për zbatimin e këtyre politikave dhe procedurave në institucion.
  • Krijon një mekanizëm për zvogëlimin e gjasave që të ndodhin ngjarje të paparashikuara; 
  • Zhvillon kornizën (procedurën) që përcakton: procesin e identifikimit, vlerësimit dhe zbutjes së rrezikut operacional.
  • Përgatit raportet përkatëse të nevojshme për zbulimin e hershëm të rreziqeve në portofolin e garancisë dhe rreziqeve operacionale. 
  • Monitoron ekspozimet ndaj rrezikut dhe zbaton matjen e rrezikut për të vlerësuar rrezikun në portofolin e garancisë së institucionit.
  • Përgatit dhe prezanton raportet e rrezikut dhe pakot e tjera të raportimit për të siguruar monitorimin e duhur të portofolit të garancisë në institucion. 
  • Zhvillon treguesit dhe tendencat kryesore të rrezikut për të monitoruar performancën e portofolit të garancisë.
  • Zhvillon dhe mirëmban Bazën e të Dhënave të Rasteve/Ngjarjeve të Rrezikut, për të menaxhuar rrezikun operacional në institucion.
  • Zhvillon dhe zbaton strategji për zbutjen e rrezikut për të zvogëluar ndikimin e rreziqeve të identifikuara.
  • Bashkëpunon me njësitë e tjera të punës në institucion për të siguruar respektimin e politikave dhe procedurave të rrezikut.
  • Propozon masa për zbutjen e rrezikut për menaxhim më të mirë të rrezikut kreditor në portofol. 
  • Siguron pajtueshmërinë me kërkesat rregullatore vendore dhe ndërkombëtare që lidhen me menaxhimin e rrezikut.
  • Zhvillon dhe siguron zbatimin e standardeve të shëndosha të menaxhimit të rrezikut në institucion.
  • Ndërlidhet me Bankën Qendrore të Kosovës dhe siguron bashkëpunim të ngushtë me ta.
  • Bashkëpunon me palë të jashtme, përfshirë auditorët, rregullatorët dhe rrjetet e menaxhimit të rrezikut.

Kriteret / Aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare përkatëse (diploma master është një plus);
  • Së paku pesë vjet përvojë menaxheriale në bankë/ose IMF në Kosovë, në fushën e menaxhimit të kredive ose/dhe rrezikut operacional.  
  • Njohuri dhe përvojë të jashtëzakonshme në fushën bankare, duke përfshirë dhe kuptuar kreditimin dhe kreditë e NVM-ve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me gojë dhe me shkrim në anglisht dhe shqip;
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri për kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira të industrisë.

MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më date 25prill 2025, në adresën e e-mailit  [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Menaxher i Lartë i Riskut”.

March 25, 2025

KONKURS

MENAXHER I FINANCAVE

Qyteti: Prishtinë

Afati i Aplikimit: 25/03/2025 – 25/04/2025

Përshkrimi i detyrave te punës:

  • Organizon, drejton dhe mbikqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar dhe kontabilitetit brenda ndërmarrjes.
  • Krijimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të njësisë së financave dhe kontabilitetit duke krijuar procedurat e nevojshme.
  • Menaxhimi i aspekteve tatimore te kompanisë dhe koordinimi i punëve me Administratën Tatimore të Kosovës, auditorët etj.
  • Organizon, mbikqyr dhe drejton funksionet e përgjithshme të njësise së financave dhe kontabilitetit,
  • Ndihmon në përgaditjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar.
  • Mbikqyr, koordinon dhe këshillon punonjësit brenda njësisë së financave dhe kontabilietit,
  • Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga menaxhmenti i ndërmarrjes, rregullatori si dhe palët e treta (Bankat, Auditoret etj).
  • Përpilon raporte mujore, tre mujore dhe përpilon pasqyrat financiare në varësi të kërkesave nga menaxhmenti.
  • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga menaxhmenti i kompanisë.

Kriteret / Aftësitë e kërkuara:

  • Fakulteti Ekonomik, Drejtimi Banka dhe Financa (specializimi në fushën e financave dhe kontabilietit është përparësi).
  • Kualfikimi profesional ne Kontabilitet (SCAAK ose ACCA) e domosdoshme së paku 2 nivele.
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave.
  • Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse.
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes.
  • Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda njësisë së financave.
  • Të ketë aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes, konform legjislacionit në fuqi.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
  • Aftësi për zgjidhje të situatave komplekse.
  • Aftësi të mira komunikative dhe prezentuese.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Njohuri të shkëlqyeshme në Quick Books, Excel, Power Point, Word etj.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 25 prill 2025, në adresën e e-mailit  [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Menaxher i Financave”.

Jeni të interesuar për shërbimet tona? 

Na kontaktoni!

Adresa:
 Rr. Garibaldi nr. 63, Prishtinë, Kosovë, 10000


Numrat e telefonit:
Tel: +38348636363

Orari i punës
08:00 - 16:00

© German Investment Fund, 2023.
All Rights Reserved